Kronikë e zezëTe gjitha

Itali, asfiksohet në banesë familja shqiptare prej 6 anëtarësh


Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali  ku një familje  shqiptare është helmuar nga monoksidi i karbonit në një apartamentin e tyrë. Ngjarja ka ndodhur në Santa Giustina, në Via Emilia në afërsi me San Morinon.

Incidenti  ka ndodhur  rreth orës 11 të ditës së djeshme, kur  soba e druve referuar  mediave italiane, ka filluar të keq funksionojë. Familja shqiptare e përbërë nga gjashtë anëtarë,nga bashkëshorti 44 vjeçar, bashkëshortja 38 vjeçare dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar të gjithë në spital.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke ventiluar dhomat./TiranaPost.al