• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Të gjitha

    Ismail Kadare komenton ‘Nobel-in’ për Peter Handke: E njoh personalisht, ekziston një kufi në Letërsi që s’duhet të kalohet, por ai e bëri


    Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar që fitoi çmimin ‘Pak Kyong 2019’ në Seul dhe më pas një çmim prestigjioz në Amerikë ka komentuar fituesin e Nobelit në Letërsi, Peter Handke, mbështetësin e regjimit të Millosheviçit që shkaktoi polemika, në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.

    I pyetur nga gazetarët koreano-jugorë, ku ndodhej atje për nderimin me çmimin Pak Kyong 2019, Kadare tha se pajtohet më shumë kritikë të tjerë. Ai tregon se e njeh personalisht Peter Handke-n:

    “E njoh personalisht Peter Handke, kam ngrënë me të disa herë. Por unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e bëri. Vrasjet, gjenocidet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”.

    Kadare, si një prej pretendentëve për Nobelin në Letërsi, u shpreh kundër vendimit të Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit për Handke, duke treguar  se ai është një viktimë e censurës dhe represionit të qeverisë; kështu që kjo mund të ketë ndikuar që ai të jetë i ndjeshëm ndaj çështjes./ Linkun origjinal nga KoreaTimes e gjeni këtu. 

    Peter Handke-n e ‘ngacmojnë’ me pyetje gazetarët për krimet e luftës nga serbët: Më lini të qetë…

    Nobeli për Peter Handke/ Akademia e Shkencave letër të hapur Akademisë Suedeze: Mospajtim dhe indinjatë

    Peter Handke në serbisht: Do pimë raki dhe verë të bardhë, shoqata amerikane: Të shtangur që fitoi Nobel-in

    Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post