Aktualitet

ISIS fyen Donald Trump. Je një...

ISIS ka fyer Donald Trump dhe për këtë po flasin mediat e huaja. Në një regjistrim me audio thuhet se një zëdhënës i grupit islamik ka përdorur epitete ku ka thënë se Amerika po drejtohet nga një idiot.

Në deklaratën me audio zëdhënësi i ri i grupit, Abu Hassan al-Muhajer tha se Amerika është  "mbytur" dhe po qeveriset nga dikush që "nuk e di se çfarë janë Siria apo Iraku, ose Islami ". Ky është komenti i parë zyrtar për Trump nga ISIS që pas inagurimit në janar.

Amerikanë, ju jeni mbytur dhe nuk keni shpëtim, ju kanë bërë pre për ushtarët e kalifatit në çdo pjesë të tokës, ju keni  dështuar dhe shenjat e vdekjes janë të dukshme në çdo sy, ka thënë  al-Muhajer. Ai ka vazhduar të thotë se nuk ka dëshmi tjetër se Amerika po drejtohet nga një idiot që nuk e ka idenë se çfarë janë Siria, Iraku apo Islami.

Komentet u bënë gjatë një regjistrimi 37-minuta lëshuar në faqen e internetit Telegram. Al-Muhajer ka folur gjithashtu për sulmet e fundit terroristë në Europë dhe bëri thirrje për pasuesit e ISIS për të kryer sulme të mëtejshme në SHBA, Rusi dhe vendeve të BE-së për të lehtësuar presionin për grupin në Irak dhe Siri.

Ai tha se situata aktuale në të cilën Isis është e angazhuar në luftime të rënda me trupat irakiane në Mosul, bastionin e fundit të grupit në Irak ka shënuar "periudhën më të madhe të xhihadit... dhe pikën e kthesës më të rrezikshme të xhihadit ".

Zëdhënësi gjithashtu pretendoi se ISISkurrë nuk do nxitet nga Lindja e Mesme dhe do të vazhdojë të mbajë fortesat në Siri, Irak dhe Jemen.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit të kaluar, grupi lëshoi një dokument të quajtur Trump "impulsiv dhe i paparashikueshëm".

donald-trump-american-horror-story.jpg