Lifestyle Te gjitha

Ishulli ku ndodh gjithçka!


Ndodhi të premten e 27 korrikut, pak pas orës 7 të mëngjesit, kur mbaroi koncerti i këngëtarëve Eros Ramazzoti dhe Antonis Remos. Një kamarier i tejlodhur nga e gjithë nata sapo kishte ndezur një cigare dhe po përpiqej të relaksohej  pak, kur ia afrua një koleg me sytë që i shkëlqenin. “Në një nga tavolinat që kisha, bëri llogari përmbyllëse 150.000 euro dhe më lanë 5.000 euro bakshish”, i tha i gëzuar kamarieri shokut, por ai tjetri nuk kishte oreks ta dëgjonte.

“Lëre”, iu përgjigj pas pak, tavolinat e mia nuk bënë më shumë se 5 mijë llogari së bashku, kështu që nuk nxorra ndonjë gjë të madhe”. Dialogu i mësipër është karakteristik për gjithçka të çmendur ndodh në ishullin Mikono, ku në mbrëmje si kjo në Psarou, shifrat shpërthejnë, kalojnë limitet dhe kufijtë e relitetit grek, kalojnë jashtë së mundshmes së konsiderueshme, deri në pragun e çmendurive.

Në këtë ishull mund të ndodhin të gjitha. Shoqëritë që shpërdorojnë dhe shpërndajnë shuma janë të shumëpërfolura dhe të shumëkërkuara dhe kjo është që krijon përfundimisht situata që shpesh herë arrijnë kufijtë e komikotragjikes në Mikono. Shoqëri arabësh që kanë bërë një llogari prej 40 mijë euro, çohen nga tavolina e tyre qëndrore, kur shfaqen grupe të tjera me arabë, që paguajnë edhe llogarinë e këtyre të parëve, për të dhënë recitalin e tyre të kotësisë njerëzore. Sivjet në “Scorpios” pati ditë që kasat shënonin llogari në total ditor 530 mijë euro, nga mëngjesi deri në darkë.

Në “Nammos” party-t e krijuara në çast arrijnë në llogari disa qindra mijë euro, sidomos kur ka dy ose tre grupe që iu serviret shampanjë në dushe. Në një sezon që shumica e cilëson si moment pikëtakimi për ishullin, lufta e biznesmenëve për fitime është e pandërprerë dhe shpaloset çdo ditë dhe më shumë. Përjashtimet janë të pakta dhe është karakteristik shembulli i një princi arab që shkoi në një plazh më ‘low cost’ të ishullit, meqë i pëlqeu stili, pa i dhënë rëndësinë primare çmimit. Bashkë me shoqëruesit u ngjit në tavernë dhe kur pronari i tha se duhet të priste për të drekuar, ai u ofrua të paguajë të gjitha llogaritë e klientëve në tavolina, së bashku me tips-et (bakshishet), vetëm që taverna të mund të zbrazej dhe ai të drekonte i vetëm. Pronari megjithë ofertën e mirë dhe të majme, zgjodhi me politesë të mohonte ofertën e arabit, preferoi të humbasë disa shuma, por të ruajë dinjitetin e tij dhe të klientëve.

E gjitha kjo, në një ishull ku paraja ka filluar të flasë tashmë! Në Mikono ndodh gjithçka! K.H/ tiranapost.al

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *