Showbiz

Shoferi i Kim mes të dyshuarve per pengmarrjen e Parisit

Shoferi i Kim mes të dyshuarve per pengmarrjen e Parisit

Shoferi i Kim Kardashian që kishte marrë në Paris për të vajtur në shtëpinë e saj luksoze mund të jetë në mesin e grabitësve të bizhuterive të saj. CNN thotë se ai është një nga 17 të arrestuarit në lidhje me grabitjen e armatosur të bizhuterive të saj me vlerë miliona dollarëshe, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar duke marrë vemendje të madhe mediatike në gjithë botën.

Të dyshuarit u arrestuan nga policia franceze të hënën duke u pyetur mbi vjedhjen që solli një tronditje të thellë për Kimin.

Sipas prokurorit, ata janë mes moshës 23 dhe 73 vjeç të cilët do të mbahen deri në 96 orë për tu marrë në pyetje.

Ndërkohë avokati francez i Kim Kardashian West , Jean Veil tha se këto arrestime janë një surprizë e bukur.

161003115353-kim-kardashian-paris-fashion-week-5-exlarge-169

“Nga njera anë mund të thuhet se bizhuteritë do ti marrë përsëri Kim dhe nga ana tjetër do ti jepet fund spekulimeve të mediave ku thuhej se ajo kishte gënjyer, spekulime të turpshme për një njeri që ka qëndruar mbyllur shumë kohë për shkak të shokut psikologjik".

Sipas CNN. Kim është kërcënuar me armë në kokë duke e detyruar dhe lidhur në vaskë si dhe  duke i mbyllur gojën.

Në kohën kur ndodhi ngjarja dy fëmijët e saj ishin në New York ndërsa Kannye burri i saj ndodhej në një koncert të cilin e la përgjysmë duke thënë se i kishte ndodhur një emergjencë fmailjare.

kim_kardashian_cry_07012016

Zyra e prokurorit tha se një unazë me vlerë rreth 4 milionë euro (4,5 milion $) dhe një kuti bizhuteri me përmbajtje me vlerë rreth 5 milionë euro (5.6 milion $) janë vjedhur.

Ish-truproja Kardashian, Pascal Duvier, ishte me motrat Kardashian, Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner në një klub nate, kur  ndodhi sulmi . Ai ka thënë publikisht se ai mendonte se grabitja ishte një punë e brendshme e menduar për shkak të interesit të vëmendjes publike. Por kur e mendon, Kim e ka dhe e ka patur gjithmonë vëmendjen e publikut dhe gjithë botës.

3bfaaed300000578-4101090-bling_kim_posted_this_image_of_the_3_5m_ring_that_was_stolen_on_-a-11_1483949149623