Showbiz

Ishte më keq nga çe prisja. Vetëm kësaj here Rita pa vërtet gjendjen e Kosovës

Ishte më keq nga çe prisja. Vetëm kësaj here Rita pa

Në një intervistë për “The Sun” Rita Ora foli për rikthimin e pas disa vitesh në Kosovë. “Ishte më keq nga ç`prisja. Pashë shtëpi dhe vizitova fëmijë që s`shkonin në shkollë. Vizitova nëna të reja”, tha Rita. Kjo s`ishte vizita e parë e saj në Kosovë, por e para herë që takoi njerëzit në shtëpitë e tyre, në realitetin e tyre. Një vizitë ndryshe nga ato për koncerte, kur ajo është diva dhe ata që shkojnë për ta dëgjuar janë kryesisht rini. Arsyeja e vizitës së saj ishte UNICEF dhe u desh të vinte si ambasadore për të njohur realitetin.

Më pas tregoi dhe emocionet që ndjeu. “Ishte një përvojë shumë prekëse, më bëri të kuptoj që jam e bekuar që munda të transferohem në Angli dhe të realizoj ëndrrat e mia e të prindërve të mi”, tha Rita që lëvizi nga Kosova me prindërit si pasojë e luftës në Kosovë.

*Ky post u përshtat nga The Sun dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/video-nese-ju-themi-qe-rita-ora-eshte-ne-kosove-per-femijet-ndoshta-sdo-e-klikoni-sikur-ndahet-nga-i-dashuri-por-ia-vlen/

Dokumenta bashkëngjitur