• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ishte kthyer në tmerrin e Durrësit, kapet hajduti i 13 banesave


    Një 34-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e familjeve durrsake është arrestuar nga policia. I riu me iniciale D.T. 34 vjeç u ndalua në kuadër të operacionit “Periferia”.

    Pas arrestimit të tij janë zbardhur dhe dokumentuar të paktën 13 vjedhje që ky grabitës kishte bërë në Durrës dhe në zonat përreth.

    Sipas policisë, 34-vjeçari hynte nga dritaret kur banorët ishin në gjumë dhe merrte sende me vlerë, kryesisht bizhuteri, para, televizorë, etj.

    Lista e vjedhjeve të zbardhura:

    Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

    • Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.

    • Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

    • Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.

    • Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.

    • Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.

    • Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
    • Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

    • Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.

    • Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

    • Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690