• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Ishte i sëmurë mendor! Elton John shkruan detaje për Michael Jackson në librin e tij


    Elton John është shprehur në lidhje me Michael Jackson, në librin e tij të ri të titulluar “Unë”, duke e quajtur atë “të sëmurë mendërisht” dhe se shqetësohej kur e kishe pranë. John, 72 vjeç krijoi një miqësi të hershme me Jackson që në fillim të karrierës së tij muzikore, por pranon se gjatë viteve filloi të shqetësohej për të për faktin se mbreti i muzikës pop kishte filluar të izolohej nga bota.

    “E kam njohur Michael-in që kur ai ishte 13 ose 14 vjeç. Ai ishte fëmija më i adhurueshëm që mund të imagjinoje. Por, përgjatë viteve filloi të izolohej nga bota dhe nga realiteti, ashtu siç bëri Elvis Presley. Zoti e di se çfarë i shkonte nëpër mend, ose se çfarë ilaçesh merrte, por çdo herë që e takoja në vitet e fundit të jetës së tij, mendoja me vete: ‘I shkreti djalë, e ka humbur fare. Ai ishte sinqerisht i sëmurë mendor, një person që të shqetësonte ta kishe afër”, thotë këngëtari i njohur.

    Duke rikujtuar një rast ku Elton ftoi Michael-in në shtëpinë e tij, këngëtari britanik thotë se ylli i pop-it u largua nga miqtë dhe më pas filloi të luante më djalin e pastrueses së shtëpisë. “Nuk  e di për çfarë arsye, por ai dukej se nuk mësohej dot të qëndronte në shoqërinë e të rriturve”.

    Michael Jackson vdiq nga një mbidozë ilaçesh qetësuese të dhënë nga mjeku i tij personal, Conrad Murray në 2009, në moshën 50-vjeçare. /Burimi DailyMail /Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post