Aktualitet

ISHP ka një thirrje për të sëmurët me grip: Mos merrni antibiotikë

ISHP ka një thirrje për të sëmurët me grip: Mos merrni

Ndërsa stina e dimrit shoqërohet me virozin e gripit, Instituti i Shëndetit Publik ka një thirrje për ata që ndodhen në këtë situatë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ISHP udhëzon dhe këshillon qytetarët që të mos ta trajtoni gripin me antibiotikë.

Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip, mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.

“Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo nga bakterie”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu është përsëritur këshilla se të gjithë duhet të vaksinohen./ Tiranapost.al