Tech

Ish zyrtari i lartë i Facebook ndihet në faj; Zbulon misterin se ç'na ka shkaktuar përdorimi i rrjetit social

Një ish-ekzekutiv i rrejtit social Facebook ka treguar se ndihet në faj mbi punën e tij në Facebook duke treguar se rrjeti social po shkatërron shoqërinë. Deklarata e tij vjen pasi edhe një sërë zyrtarësh kanë punuar në gjigantin e mediave sociale. Chamath Palihapitiya, i cili ishte zëvendëspresident për rritjen e përdoruesve në Facebook para se të largohej nga kompania në vitin 2011, tha: "Sjelljet afat shkurtra të feedback-ut të shtyrë nga dopamina që kemi krijuar, po shkatërrojnë mënyrën se si funksionon shoqëria.

Asnjë diskutim civil, asnjë bashkëpunim, por vetëm dezinformim dhe mister ". Ai po fliste para studentëve të shkollës së biznesit në Stanford e më pas u shfaq në media. 'Kjo nuk ka të bëjë me reklamat ruse',  tha ai duke shtuar:  "Ky është një problem global. Po indryshon mënyrën se si njerëzit sillen mes njëri-tjetrit ".

Image result for Chamath Palihapitiya,