• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ish-zv.kryeministrja tregon si doli ‘kundër’ bindjeve politike të familjes


    Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi tregoi se bindjet e saj politike binin ndesh me ato të familjes dhe arsyeja si vendosi të jetë majtas lidhet me studimet. Në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, Senida tregoi se edukimi i saj si ekonomiste e orientoi nga politikat e majta, ndërsa familja e saj kishte bindje të djathta.

    Pjesë nga biseda:

    Nano: Ju jeni e majtë, për shkak të asaj çantës që keni mbi shpinë

    Mesi: Të ishte për çantën që kam mbi shpinë do isha super e djathtë…

    Nano: Keni qenë e përndjekur?

    Mesi: Bashkëshorti ka pasur prona dhe akoma nuk i ka marrë dhe nga familja e babait tim të persekutuar.

    Nano: Ju paskeni bërë alamet zgjedhje. Të përshëndes, nuk gjen njerëz në Shqipëri që të tradhtojnë origjinën, traditën, kauzën.

    Mesi: Kjo është edukata e prindit që të lë të lirë të zgjedhësh. Babi im është opozitar në natyrë, edhe gjithmonë natyrë e hapur dhe na ka lënë të lirë. Ndoshta përkatësia ime e majtë vjen nga edukimi im si ekonomiste. Sot në botë të gjithë po shkojnë drejt politikave sociale./ Referuar AbcNews

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post