• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Rajoni Të gjitha

    Ish-zëdhënësi i NATO-s thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur


    Jamie Shea, zëdhënës i NATO-s gjatë kohës së fushatës ajrore të pranverës së vitit 1999, në njëzetvjetorin e përfundimit të luftës, rikujton sprovat nëpër të cilat kishte kaluar Aleanca në atë kohë dhe flet për rezultatet e kësaj fushate në ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës.

    Ai është i tronditur kur sheh që edhe dy dekada pas Serbia e paraqet veten të viktimizuar dhe nuk pranon kurrfarë përgjegjësie për krimet e kryera në Kosovë.

    Siç shkruan “RTK”, Shea është shprehur se “shoqëria civile si në Serbi ashtu edhe në Kosovë do t’i tejkalojnë ndarjet dhe do të punojnë për mirëkuptim më të madh dhe për pajtim. Të kuptuarit e historisë në mënyrë objektive është po ashtu kruciale. Kur po lexoja mediat e Serbisë në 20-vjetorin e fushatës ajrore të NATO-s , u trondita nga sensi i viktimizimit dhe përjashtimi i çfarëdo përgjegjësie për atë që ndodhi në Kosovë më 1998-1999. 20-vjetori duhet të jetë një mundësi për të shikuar kah e ardhmja e jo kah e kaluara. Është e qartë që mbi të gjitha nevojitet një marrëveshje në mes të Prishtinës e Beogradit që duhet patjetër të përfshijë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo duhet të jetë element i domosdoshëm i perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë, që njëherësh nxit integrimin Euro-Atlantik të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Jamie Shea. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690