• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Ish-ylli i Arsenalit “godet” Xhakën: Duhet të pijë ilaçet


    Rebelimi i Granit Xhakës ka marr përmasa të mëdha në futbollin anglez.

    Gjesti i kapitenti të Arsenalit po diskutohet nga të gjithë eksponentët kryesor të opinion sportiv në ishull. Së fundmi, ish-lojtari i Arsenalit Charlie Nicholas ka kritikuar ashpër Xhakën për reagimin e tij ndaj tifozëve. Nicholas u shpreh se mesfushori 27-vjeçar nuk duhet të luaj më me klubin londinez.

    “Ai është duke përfaqësuar Arsenalin si kapiten dhe është e papranueshme të mendosh se ai është po aq i madh sa klubi. Sjellja e tij ishte e tmerrshme dhe unë nuk shoh të ardhme për të në klub. Ai duhet t’i pijë ilaçet. Do të habitesha nëse ai do të kthehej të luante për Arsenalin”.

    Një deklaratë e fortë që përkeqëson situatën për lojtarin me origjinë shqiptare. E ardhmja e Xhakës është vënë në pikëpyetje edhe pse ka besimin e shokëve të skuadrës./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post