• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Ish-prokurorja speciale në Shkup kërkon të lirohet: jap garanci shtëpitë e vajzës dhe djalit


    Katica Janeva, ish prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, e ndaluar lidhur me një skandal korrupsioni dhe e shkarkuar në Kuvend me shumicë votash kërkon të lirohet nga paraburgimi. Mediat maqedonase raportojnë se ajo ka premtuar se nuk do të largohet nga vendi dhe si garanci për lirimin e saj ka ofruar shtëpitë e vajzës, djalit dhe një shtëpi tjetër të një familjari të ngushtë.

    Ish- prokurorja speciale kërkon masë më të butë për shkak të përkeqësimit të shëndetit dhe sipas saj e ka të pamundur të qëndrojë në burgun Shuto Orizar në Shkup.
    Avokatja e saj pretendon se nuk ka arsye pse Janeva të jetë në paraburgim.

    Sipas saj, ka kushte ligjore për të mos zbatuar masën më të rreptë të ndalimit, por të përcaktohen masa të tjera kujdesi.

    Katica Janeva akuzohet se ka shkelur dhe keqpërdoruar kompetencat e saj. Aktualisht ndodhet në paraburgim në Shutkë për rastin Reket. Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës, ndërsa qëllimi kryesor i punës së saj ishte hetimi i aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave, përfshirë edhe ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari. Lidhur me skandalin Reket, klikoni linqet si më poshtë për më shumë/ Tiranapost.al. E.B

    Shkarkohet prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]