Aktualitet

Ish-ministri pëson ishemi në tru dhe dërgohet me urgjencë në spital

Ish ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga është shtruar ditën e sotme me urgjencë në spitalin e Tiranës, pasi pësoi ishemi në tru.

68-vjeçari i cili ka shërbyer në qeverinë shqiptare në vitin 1999 ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se në momentin që ai ka pësuar goditjen ndodhej në qytetin e Strugës në Maqedoni dhe është dërguar në spitalin e Tiranës me helikopter për të marrë trajtim të specializuar. K.H/ tiranapost.al