Aktualitet

Ish-ministri i Jashtëm Bushati për shtyrjen e negociatave: Është për të ardhur keq që vendet anëtare nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre të 2018

Ish-ministri i Jashtëm Bushati për shtyrjen e negociatave:

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se është për të ardhur keq fakti që disa vende anëtare të Bashkimin Europian nuk iu përmbajtën vendimit që e morën vetë qershorin e kaluar për t’i çelur Shqipërisë negociatat në qërshor 2019.

Sakaq, ai thtoë se rruga mbetet e hapur për në tetor të këtij viti.

“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces.”, shkruan ish-ministri Bushati. /Tiranapost.al/