• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Ish-kryeministri Gruevski dorëzon dorëheqjen si deputet


    Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka dorëzuar dorëheqjen e tij me 5 qershor në kuvend.

    Shqyrtimi i dorëheqjes së tij pritet të bëhet ditën e mërkurë në mes kryetarit Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve të deputetëve, dhe më pas do të merret dhe vendimi për ta vendosur në rend dite në seancën e radhës të caktuar për të martën.

    Ndërkohë Xhaferi në një deklaratë për AIM tha se dorëheqja ka arritur me akt noterial dhe vula adekuate të cilat konfirmojnë se bëhet fjalë për deklaratë personale të Gruevskit. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690