• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ish kryeministri Bashkim Fino/ Ua them nga eksperienca: Meta nuk duhet shkarkuar, ta lëmë t’i shkojë në fund vetë


    Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish kryeministri i vendit Bashkim Fino e konsideroi antikushtetues vendimin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjehdjeve, 30 qershorin, por nga ana tjetër flet nga eksperienca e tij si kryeministër duke thënë se nuk është zgjidhje shkarkimi i tij.

     “Them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”, thotë Fino. 

    Deklarata e tij më poshtë nga Kuvendi:

    “Presidenti ka kërcënuar shqiptarët duke lajmëruar nga podiumi i presidencës se nëse PD dhe LSI nëse nuk hyjnë në zgjedhje do të ketë luftë, si e kërcënon kështu popullin tënd? Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet. Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”./ Tiranapost.al. E.B