• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Ish-e dashura e Princit Harry po martohet. E dini si e ka emrin dhëndri?


    Pak më shumë se një vit pas dasmës mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle, Cressida Bonas, ish-e dashura më e famshme e princit, njoftoi fejesën e saj zyrtare. Burri i ardhshëm quhet Harry Ëentëorth-Stanley (për ata që besojnë se emri është një shenjë e fatit) dhe ka publikuar një foto në Instagram ku çifti pozon përqafuar: “Ne po martohemi”, shkroi Harry nën foton që mori plot like dhe urime, përfshirë ato të James Middelton, një mik i shkëlqyer i çiftit. “Wonderful “, shkroi vëllai i Dukeshës së Kembrixhit, duke mos kursyer emocionin.

    View this post on Instagram

    We getting married 😁🥰

    A post shared by Harry Wentworth-Stanley (@harrywent) on

    Lidhja mes Harry-t dhe Cressida-s kishte përfunduar dy vjet para se ai të martohej. Të dy ishin së bashku nga 2012 deri në 2015. I ka prezantuar Eugenie e York-ut, një shoqe e ngushtë e Cressida-s, por aktorja (edhe ajo ishte aktore) nuk u rezistoi presioneve të jetës mbretërore.

    Megjithatë Cressida nuk hoqi dorë nga ëndrrat dhe aspiratat e saj për dashuri, ose mbase gjërat me princin nuk ishin aq rozë sa dukeshin. Ama pas ndarjes, karriera e saj ka pasur rritje dhe me Harryn ka mbajtur marrëdhënie të mira. Ajo, ashtu si dhe ishi tjetër i Harry-t, Chelsy Davy (e parë me sy shumë të mirë nga Kate Middelton) ishte në dasmën mbretërore. A do jetë princi dhe Meghan të ftuar në dasmën e saj? S’do ishte çudi.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690