• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Kryesore Rajoni Të gjitha

    Ish i dërguari i Amerikës për Ballkanin: Të zgjidhen çështjet para hyrjes në BE


    James Pardew, ish i dërguari i posaçëm amerikan për çështjet e Ballkanit në fundin e viteve 1990  ka folur për sfidat që po përballet rajoni, kryesisht mbi atë më të njohurat, si Dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni dhe ndikimi i rusëve në Ballkan. Në një intervistë të realizuar për ‘Zërin e Amerikës’ ai tha se i sheh negociatat mjaft pozitive duke vënë theksin më shumë tek njohja e Kosovës nga Beogradi.  “Bisedimet janë gjithmonë të dobishme e të mira. Ajo që ka rëndësi është se për çfarë bihet dakord dhe çfarë zbatohet konkretisht. Në qendër të tyre është njohja e Kosovës nga Serbia. Kjo do t’i lejonte të dyja vendet të lëvizin përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO”, tha Pardew.

    Sipas ambasadorit Serbia duhet të heqë dorë nga provokimi për të nxitur përçarje etnike për qëllime politike dhe se duhe të kuptojë  ta kuptojë se e ardhmja e rajonit  duhet të bazohet tek bashkëpunimi.  “E ardhmja e rajonit nuk janë grindjet rreth sovranitetit ose çështjeve të tjera. Pra në thelb, këto bisedime janë rreth pranimit të Bosnjes, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë në Bashkimin Europian. Për realizimin e kësaj duhet njohja e Kosovës nga Serbia. Nuk mund të lësh një vend jashtë dhe të pranosh tjetrin”, tha më tej Pardew. Padrew thotë se çështjes mes Ballkanit duhet të zgjidhen para anëtarësimit në BE.

    Me një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëveshjen e Ohrit, Padrew ka bërë edhe një libër si pjesë e kujtimeve të tij me titull “ Paqja, udhëheqja amerikane dhe fundi i gjenocidit në Ballkani”. Libri pritet të dalë në shitje në muajin janar të vitit të ardhshëm. Tiranapost.al E.B

    eh

    Artikull i BBC në vitin 2001.