Aktualitet

Ish-deputetja e PD-së publikon një audio: Artan Lame merr në punë militantë

Ish-deputetja e PD-së publikon një audio: Artan Lame merr në

Oriola Pampuri publikon sot një audio ku pretendohet se Artan Lame flet për punësime militantësh, dy muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit.  Ish deputetja e PD-së në konferencën për shtyp ku u plejua edhe audio me foton e drejtorit të kadastrës Artan Lajme, deklaroi:

'Artan Lame ka punësuar militantë, që i shërbejnë partisë në pushtet. Rreth  një viti më parë e faktuam se Artam Lame bën fushatë partie. Flet për marrjen në punë të militantëve dhe ndërrimin e tyre gjatë fushatës. Lame nuk është në rolin e një shtetari që flet në konkurse por si një militant i një partie. Siç e patë  në audio, Teatri që luhet me shqiptarët nga Arlan Lame dhe Edi Rama është fare e qartë, në vend që sot të ishte në burg për përdorimin e administratës në fushatë, mashtron duke thënë se punësimet bëhen me konkurs'.

Kujtojmë se pak ditë më parë Shefi i Kadastrës pasi njoftoi për vendet e lira të punës, u   bëri thirrje politikanëve të mos ndërhyjnë që fusin në punë të afërmit: Puna fitohet me meritë, jo me njohje, deklaroi Lame.

Në faqen zyrtare të PD, pretendohet:  Artan Lame tallet me shqiptarët kur flet për punësime me konkurs. Ai është regjistruar, duke pohuar se emërimet janë partiake dhe duke urdhëruar punonjësit të punojnë në fushatë. Orjola Pampuri deklaratë për mediat. / Tiranapost.al