Aktualitet

Ish-bashkëshortja nuk i lejon të takojë 2 fëmijët prej një viti: Nuk u kam dhënë as dhuratat

Ish-bashkëshortja nuk i lejon të takojë 2 fëmijët prej

Një babai i mohohet e drejta për të takuar dy fëmijët e tij nga ish-bashkëshortja. Pavarësisht se ndodhet vetëm 5 minuta larg shtëpisë ku banon ish-gruaja me dy djemtë 7 dhe 8 vjeç, Engjëllushi prej një viti nuk lejohet që t'i takojë.

Në një denoncim për emisionin “Stop”, babai tregon se prej 1 viti është divorcuar nga ish-bashkëshortja dhe deri më tani ka pasur vetëm 2 takime me fëmijët e tij.

“U kam blerë dhurata për Vitin e Ri, por nuk më kanë lënë akoma që t’jua japë. Jam vetëm 5 minuta larg nga fëmijët e mi dhe nuk më lejojnë që t’i takoj”, tregon ai

Në vendimin e gjykatës, Engjëllushit i është dhënë e drejta që t’i takojë në ditë të caktuara fëmijët në praninë e psikologes. Por ky vendim nuk është arritur të zbatohet as me ndërhyrjen e Zyrës Përmbarimore të Tiranës për shkak të kundërshtimeve nga ana e ish-bashkëshortes së tij. Emisioni ka bërë kërkesë zyrtare në gjykatë për të denoncuar rastin./ Tiranapost.al