• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Isa Mustafa rizgjidhet edhe për një mandat në krye të LDK-së


    Isa Mustafa pasi është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se sot i ka bërë ftesë publike të gjitha partive politike që në zgjedhje të hyjnë të ndara duke lënë mundësin e hapur të koalicioneve pas zgjedhore, megjithatë ka mohuar se do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Mustafa pasi ka përfunduar kuvendi zgjedhor i LDK-së, ka vlerësuar se ky proces është kryer me sukses dhe se qëllim kanë pasur forcimin e LDK-së.

    “Ky proces ka qenë krejtësisht demokratik e i hapur dhe çdo njëri e ka pas mundësinë të kandidojë edhe sot, edhe gjatë proceseve zgjedhore nëpër degë”, shtoi Mustafa.

    Ndërsa, foli edhe për ftesën që iu ka bërë subjekteve tjera politike.

    “Sot kam bërë ftesë publike të gjitha partive politike që në zgjedhje të hyjmë një nga një në fazën e parë, pastaj faza e dytë mund të na bashkojë”, tha Mustafa. /Tiranapost.al/