• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Iphone Të gjitha Tech

    iPhone prezanton ndryshimet e reja, por mos guxoni ta përditësoni celularin!


    Apple ka prezantuar sistemin e saj të ri operativ të iPhone-it, por na këshillon që mos ta përditësojmë.

    Kompania gjatë një konference tregoi se iOS 13, është softueri që do të fuqizojë iPhone-ët. Ky përditësim vjen me një sërë karakteristikash të reja, duke përfshirë variantin e errët të ekranit, që e kthen gjithë sistemin operativ në ngjyrë të zezë.

    Apple tha se përditësimi i ri do të arrijë për përdoruesit e celularëve të tyre në vjeshtë. Por shumë mund ta shkarkojnë që tani nga faqja e “Apple”.

    Por ky opsion vjen edhe me një paralajmërim specifik, pasi përditësimi i sistemit të ri mund të shkaktojë dëme te çdo celular që e shton atë.

    “Shënim i rëndësishëm për ata që kërkojnë ndryshime: Nëse jeni të interesuar të guxoni dhe të provoni veçoritë e reja të reja të iOS 13, këshillojmë që të prisni për rregullimet dhe përmirësimet që do të përfundojnë këtë muaj”.

    Ky paralajmërim vjen dhe për përdoruesit e iPad-it. / Burimi Independent/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690