• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Iphone Te gjitha Tech

    iPhone 8 ka kërkesën më të ulët se çdo celular tjetër Apple që është lançuar në të shkuarën


    iPhone 8 ka dalë në tregje dhe ndonëse ky mund të jetë një lajm i rëndësishëm në zhvillimet e botës teknologjike, nga pikëpamja ekonomike celulari i ri nuk po prodhon miliardat e dollarëve që kanë arritur të japin paraardhësit e iPhone 8.

    Në dyqanet “Apple” nuk ka radhë kilometrike dhe as njerëz që presin që prej orëve të para të mëngjesit për të marrë në zotërim mrekullinë elektronike që kushton jo pak, por 1000 dollarë, ndryshe nga vitet e shkuara. Më pak se 30 njerëz kanë pritur hapjen e dyqaneve në Sydney të Australisë ditën e lancimit të telefonit. Nivele të ngjashme mungese interesi dëshmohej edhe në Azi dhe Europë.

    Rradha jashtë dyqanit të “Apple” në Londër ishte tejet modeste dhe vetëm dy adoleshentë pritën të merrnin të parët iPhone-n e ri në Glasgow të Skocisë.

    Shkaku për këtë mungesë interesi besohet të jetë numri modest i ndryshimeve që iPhone 8 ka me 7, që i bën konsumatorët të kursejnë paratë e tyre për një artikull që nuk ka shumë ndryshim me atë që tashmë zotërojnë. Në vitet e shkuara kur njerëzit rrestoheshin me mijëra për të marrë një iPhone, mund të themi se pajisjet e reja ishin “avangard” dhe kishin opsione që njerëzit nuk i kishin utilizuar më parë dhe aplikacione të reja.

    Gjithashtu, shkak për këtë “kursim” mund të jetë edhe pritja për iPhone X që pritet të dalë në treg gjatë muajit Nëntor që ndoshta ka shtyrë adhuruesit e iPhone të presin këtë model dhe të mos blejnë iPhone 8. K.H/ tiranapost.al