• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Iphone Të gjitha Tech

    “iPhone” 8 do të kushtojë 1200 dollarë


    1200 dollarë do të kushtojë një “iPhone 8”. Janë këto lajmet që dalin nga shtëpia mitike me logon e mollës. Sipas “Forbes”, ata që duan të blejnë një telefon “Apple” të serisë 8, duhet të fillojnë të kursejnë. Çmimi i tij do të jetë akoma më “i kripur” se telefoni i mëparshëm. “Forbes| pretendon se një telefon “premium” i kësaj serie do të kushtojë më shumë se 200 dollarë se modeli “7s Plus”. Hipotezat janë që çmimi bazë do të jetë 1.200 dollarë. Për të mos folur se ky telefon nëse do të montohet në Amerikë dhe do të ketë vulën “made in USA” do të vlerësohet 1.300 dollarë. Po për ata që duan ta blejnë nga jashtë Amerikës? Në bazë të shkëmbimit dollar-euro, çmimi i telefonit të ri të, “Apple”-s mund të arrijë deri në 1.400-1.500 euro. Për momentin shifra të papara ndonjëherë për ndonjë telefon. Dhe dashamirësit e “iPhone”-it duhet të kënaqen me modelin “7 Plus”, “smartphohe” më i mirë i momentit.