Te gjitha Tech

iPad Pro dhe MacBook Air. Ç’do bëjë Samsung pas mrekullive që prezantoi sot Apple?


Apple prezantoi sot produktet e rinj teknologjikë, përmes themeluesit Tim Cook, i cili mban fjalimin e dytë në dy muaj, me të parin në muajin shtator ku zbuloi modelet e telefonëve iPhone XS, XS Max dhe XR. Sot u prezantua modeli më i ri iPad dhe sipas Cook, është model komplet ndryshe nga ai i tetë viteve më parë, që ka qenë baza për të prodhuar modele të rinj hap pas hapi.

Janë zbuluaar disa nga detajet e iPad-it: iPad Pro është i hollë 5.9 milimetër, rreth 15% më i hollë se paraardhësi, dhe nuk ka buton ku lexohet Home. Do t’ju duhet të largoni faqet apo të lëvizni përmes touchit për tu kthyer në faqet e mëparshme. Ekrani është i cilësisë së lartë ndërkohë që skajet janë të harkuara dhe jo në formën e  drejtë. Mund të krijojë lidhje të menjëhershme me telefonin. Ka një ‘laps’ që ‘ngjitet’ përmes magnetit me anën e pajisjes ku duhet që qëndrojë. IPadi është në dispozicion në dy madhësi, 11 inç në vlerën 977 dollarë dhe 12.9 duke filluar nga 999 dollarë.

Image result for The iPad Pro

Apple zbuloi edhe një surprizë tjetër. Prezantoi MacBook Air. Lap topin e ridizajnuar dhe çmimi shkon në 1199 dollarë. Sipas Tim Cook, dizajni jashtëzakonisht i hollë i MacBook Air, ndikoi në linjën Mac dhe përfundimisht ndryshoi historinë. MacBook Air është 25% më i lehtë se i mëparshme, tani peshon në 1.2 kilogramë. Për herë të parë baza është bërë nga alumini i ricikluar 100% për të ndihmuar në reduktimin e gjurmëve të karbonit të kompjuterit me 50%. Përtej përpjekjes së kompanisë për ta bërë atë më  eko-miqësore, kompjuteri 33 cm përmban një tastierë shumë më të ndjeshme, po ashtu edhe sitetmi i touchit.

MacBook vjen me një procesor quad-core Intel në një version six-core. Ajo prmban katër USB-C Thunderbolt 3 Gatesdhe HDMI. Sipas Apple është pesë herë më e shpejtë se të gjithë produktet e tjera. Përveç kësaj, Cook njoftoi se përdoruesit e iPhonëve mund të bëjnë tashmë përditësimin apo updaten e iOS 12.1 ku do shtohen 70 emoji të rinj. Javën e ardhshme pritet që dyqanet të mbushen me modelet e rinj të Ipad dhe MacBook. / Marrë nga CNN/ Tiranapost.al.

Image result for The MacBook Air 2018

Image result for The MacBook Air 2018