Aktualitet

Inxhinierët e kishin paralajmëruar shembjen e urës “Morandi”

Inxhinierët e kishin paralajmëruar shembjen e urës

Inxhinierët e kishin paralajmëruar shembjen e urës “Morandi”. Kështu shkruajnë sot mediat italiane.

Dikur, në vitin 1964, gazeta e përjavshme "Domenica Del Corriere" i dedikonte faqen e parë me një foto të madhe e cila shoqërohej me diçiturën: "Genova zgjidhi problemin e trafikut".

Fakti që ajo u ndërtua nga e njëjta kompani që ndërtoi urën e Brooklyn-it në New York, ishte garancia për një jetëgjatësi dhe funksionim të rregullt. Por askush nuk e dinte që rreth 5 dekada më pas kjo urë do t'u merrte jetën 39 personave për shkak të bazamentit të dobët të saj.

Edhe pse herë pas here inxhinierët e kishin paralajmëruar shembjen e saj, institucionet nuk e kishin marrë parasysh alarmin dhe kjo gjë solli edhe atë që sot bota e quajti "Tragjedia e Genovas".

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet medieve italiane. Copyright Tiranapost.al.