• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Biseda TIP Botë Te gjitha

    Intervista me të pathëna nga Melania Trump: Jam njeriu më i sulmuar në botë!


    Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump në një intervistë ekskluzive për ABC News rrëfen se platforma e saj “Be Best” që synon dhënien fund të bullizmit në mediat online lidhet me atë që ka përjetuar vetë personalisht.  Më poshtë keni dy video të zbardhura me pyetjet dhe përgjigjet me gazetarin.

    1-Çfarë ndodh në mediat sociale, sepse mbaj mend që ke folur shpesh në lidhje me këtë fushatë. Çfarë ka ndodhur me ty personalisht, ose çfarë ke parë që të ka shtyrë të merresh me këtë platformë kundër bullizmit në mediat sociale?

    Mund të them se jam personi më i sulmuar në botë.

    2-Mendon se je njeriu më i sulmuar në botë?

    Një prej tyre… Nëse e kupton dhe sheh se çfarë thonë njerëzit për mua.

    3-Ti je e rritur, thua që je e fortë. A ke menduar ndonjëherë se çfarë i shkakton bullizmi një fëmije? Djalit tim? Fëmijëve të tjerë?

    Kjo është arsyeja pse unë bëj fushatë për platformën “Be Best”, është një iniciativë e fokusuar tek mediat sociale dhe sjelljet në botën online. Duhet të edukojmë fëmijët në lidhje me sjelljet socio-emocionale. Kështu, kur të rriten do dinë se si të përballen me bullizmin. Kjo ka shumë rëndësi. Gjithashtu edhe problemi me abuzimin me opioid. Në Amerikë kemi një krizë të madhe lidhur me përdorimin në masë të opioidit.

    (Në videon tjetër Melania ‘ngacmohet’ nga gazetari për marrëdhënien me burrin e saj, presidentin Donald Trump dhe njerëzit pranë tij, që Melania nuk jua ka besën).

    4-E vetmja që ka autoritet tek Donald Trump është Melania, 100%. A janë të vërteta këto fjalë që qarkullojnë?

    Oh, do doja të ishte kështu.. Unë i jap Donaldit këshilla dhe mendime të sinqerta. Më pas ai bën atë që do të bëjë.

    Disa burime nga Shtëpia e Bardhë thonë se ti i tregon se kujt ti bësojë e kujt jo. Është e vërtetë kjo?

    Po, unë e këshilloj atë me sinqeritetin më të madh.

    5-U bënë gati dy vite që është president. A ka ndonjë person pranë tij që ti nuk ia ke besën?

    Po.

    6-Ja ke treguar Donaldit?

    Po.

    7-Dhe si reagoi ai? Çfarë bëri pasi ia the?

    Epo, disa njerëz nuk punojnë më pranë tij.  Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al nga Elisa Bajrami.