Aktualitet

Intervista me Albin Kurtin thyen rekordin online, Fevziu: Shtrirja nëpër shtete ishte ndër më të rrallat

Intervista me Albin Kurtin thyen rekordin online, Fevziu: Shtrirja

Blendi Fevizu në nisje të emisionit Opinon këtë mbrëmje, tha se intervista e Albin Kurtit ka thyer rekordin e ndjekjeve online, ndër shifrat më të larta. Albin Kurti ishte dje në intervistë me Blendi Fevizun ku tregoi për shumë çështje, qeverinë e re, raportet me ndërkombëtarët, presidentin e Kosovës, kryeministrin Rama dhe presidentin. Fevizu tha se shtrirja nëpër shtete, e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në shumë vende të botës dhe e ndoqën Live ishte ndër më të rrallat dhe kjo gjë, theksoi Fevziu është e vërtetueshme. Fevziu transmetoi dy netë më parë edhe një intervistë të Albin Kurtit në vitin 2002.

201 share në Facebook.

Albin Kurti është një politikan që thyen vazhdimisht rekorde në daljet e tij Online, edhe në rastet kur del në emisione të tjera si më Berat Buzhalën apo të tjerë gazetarë në Kosovë.

Blendi Fevizu njihet si një moderator që e ka çmuar gjithmonë audiencën, edhe gjatë emisionit kontrollon grafiqet e audiencës.  Albin Kurti nuk e ka për herë të parë, lideri i Vetëvendosjes dhe së shpejti kryeminsitër nuk e dimë si do jetë në pushtet, por në opizitë ka qenë njëeriu më i ndjekur, në Facebook kalon gjithmonë 30 K, 30 mijë, pra ka gjithmonë shifra të forta, shkundëse./ Tiranapost.al.