Aktualitet

Intervista e Stoltenberg për Euronews: Çfarë po bën realisht Rusia në Ballkan

Intervista e Stoltenberg për Euronews: Çfarë po bën

Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë dhe të ndikojë tek vendet e Ballkanit që duan ti bashkohen NATO-s. Këtë tha shefi Jens Stoltenberg në një intervistë ekskluzive për Euronews dje, në ditën kur Maqedonia e Veriut nënshkroi paktin që do i hapë rrugën e anëtarësimit në Aleancën Trans-Atlantike. Stoltenberg e quajti gabim një veprim të tillë të Rusisë, edhe pse nuk është një gjë e panjohur, se Rusia ndikon në Ballkan dhe mundohet të bllokojë procesin e vendeve për në BE.

I cituar nga Euronews, Stoltenberg shkruan: 'Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në shtetet sovrane. Mendoj se një gjë e tillë është gabim. NATO nga ana e saj i respekton, në respektojmë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësisht nëse duan të futen në NATO apo jo'.

Për situatën në Shkup, Stoltenberg tha: 'Kemi vënë re se shumica e anëtarëve të parlamentit e duan anëtarësimin në NATO dhe ne e mirëpresim këtë. Por nga ana serbe, e kanë thënë qartë se nuk duan të hyjnë në NATO  dhe ne e respektojmë vendimin e tyre. Prandaj edhe Rusia duhet të respektojë vendimet e marra nga kombet sovrane, edhe nëse duan edhe nëse nuk duan'. 

Lidhur me largimin e Amerikës dhe Rusisë nga traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme, ai tha:

 “Nuk duam një garë të re armësh dhe do të përpiqemi ta bindim Rusinë që të kthehet me traktatin. Është një afat gjashtë muaj kohë deri sa të finalizohet vendimi i tërheqjes. Gjatë kësaj periudhe, Rusia mund të kthehet. Përgjigjet tona do të maten, ato do të jenë mbrojtëse. Ne do  shqyrtojmë jo vetëm pasojat ushtarake, por edhe atë se si mund të marrim iniciativa të reja mbi kontrollin e armëve. Duhet të sigurojmë që NATO, në një botë pa Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe me më shumë raketa ruse,  është në gjendje të ofrojë mbrojtje efektive”.  Kujtojmë se Traktati është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev./ Artikulli i marrë nga Euronews/ Për Tiranapost.al. E.B

https://youtu.be/8VGTsZdXdc0

http://www.tiranapost.al/moment-historik-nenshkruhet-protokolli-per-anetaresimin-e-maqedonise-ne-nato-shqiperia-firmos-e-para/

http://www.tiranapost.al/maqedonia-nenshkruan-protokollin-per-anetaresimin-ne-nato-gruevski-uron-nga-azili/