Lajme nga Bota

Intervista e parë e kryeministres pas sulmit në Zelandën e Re: S'ka lidhje emigracioni, por ideologjitë ekstremiste

Intervista e parë e kryeministres pas sulmit në Zelandën e Re:

Rritja e emigracionit nuk ka lidhje me nxitjen e racizmit. Por i gjithë globi duhet të luftojë për të çrrënjosur ideologjitë raciste të ekstremit të djathtë. Këtë tha në një intervistë të parë ekskluzive për BBC, pas ngjarjes së tmerrshme në Zelandën e Re, ku 50 besimtarë myslimanë u vranë dhe 50 të tjerë u lënduan, nga një 28 vjeçar me emrin Brenton Tarrant nga Australia i cili e transmetoi gjithë aktin makabër Live në Facebook.

E pyetur nëse rritja e emigracionit po nxiste racizmin që kalon më pas në vrasje e sulme terroriste, Jacinda Ardern tha jo, duke e hedhur poshtë idenë me këtë argument:

Ai është një qytetar Australian, por kjo nuk do të thotë se ne në Zelandën e Re nuk kemi një ideologji, kjo do të ishte fyerje për shumicën e qytetarëve të vendit tim. Unë kam përgjegjësi për të ‘pastruar’ aty ku ekziston racizmi e të krijoj një mjedis të paqtë e të qetë. Por dua të bëj një thirrje globale. Ajo që Zelanda e Re përjetoi ishte një tmerr nga dikush që u rrit dhe u mësua me ideologjitë e një vendi tjetër. Duhet të sigurohemi të gjithë në gjithë botën që të ketë tolerancë dhe gjithpërfshirje. Ne nuk mund të mendojmë për racizëm edhe kur kalojmë kufijtë.

Image result for Jacinda Ardern calls for global anti-racism fight

E pyetur për numrin e refugjatëve në Zelandën e Re dhe rrezikun për sulme të tjera të tilla, Ardern tha: Në jemi një vend mikpritës. Unë e kundërshtoj plotësisht idenë se duhet ndjekur disa politika të veçanta për ata që zgjedhin Zelandën e Re si shtëpi. Ne kemi një mjedis dhe një ideologji ku të gjithë pa dallime mund të bëjnë një jetë të mirë e të qetë. Nuk ka vend në vendin tonë për ideologji dhe racizma./ Për Tiranapost.al E.B

Mourners carry the casket of a 58-year-old man during the fifth funeral for the 50 victims of the mosque shootings at the Memorial Park Cemetery in Christchurch, New Zealand, 20 March 2019