Aktualitet

Intervista e Berat Buzhalës për Luanën, më e sinqerta ndonjëherë

Pyetjet u ndërtuan përmes fotove. E para ishte Shqipëria dhe Kosova me idenë e bashkimit. Buzhala duhet të përgjigjej me mendimin e parë që i vinte ndërmend.

Për foton e parë të bashkimit ai tha: Një përrallë e bukur.

Albin Kurti: Anarki.

Berat Buzhala per foton e vet: Figurë irrituese që e shoh çdo mëngjes.

Ibrahim Rugova: Figura më e madhe e 100 viteve në Kosovë.

Foto nga parlamenti: Koha më e keqe, periudha ime më e keqe.

Krevati: Kur e shoh kam ankth. Se fle shumë pak. 90 përqind e njerëzve që shkojnë, e marrin për të mirëqenë se do të flenë. Jo unë.

Foto e një fëmije: Ëndrra që m’u prish në vitet ‘90 ishte sportisti.

Pse u bëre gazetar? Unë përfundova juridik. Unë jam gazetar sot, se në janar të vitit 2000 u ula në autobus me një gazetar dhe i thashë atij a të vij dhe unë./Tiranapost.al

[caption id="attachment_154945" align="aligncenter" width="757"]Berat Buzhala dhe Anjeza Maja. Berat Buzhala dhe Anjeza Maja gjatë emisionit "Shiko kush Luan" në Top Channel.[/caption]