Aktualitet

Intervista e Albin Kurtit mahnit sepse ktheu përgjigje

Një diskutim në panelin e së enjtes në Opinion, rreth intervistës së Albin Kurtit mbrëmë. Debati është ndarë në pro dhe kundra. Andi Bejtja dhe Armand Shkullaku mbështesin Albin Kurtin, ndërsa si kritikë të tij janë vendosur Henri Çili dhe Baton Haxhiu.
Intervista e Albin Kurtit mahnit sepse ktheu përgjigje

Lexoni diskutimet e tyre:

Armand Shkullaku: I vetmi politikan që ktheu përgjigje për çdo pyetje.

Baton Haxhiu: S’kish përmbajte...

Henri Çili: Kishte teza, por i kishte të këqija.

Armand Shkullaku: Pse e nuk vlerësoni një njeri që fitoi pas 10 vitesh.

Baton Haxhiu: E vërtet, fitoi si i vetëm kundër të gjjthëve.

Andi Bejtja: Perëndimi e priti më mirë se Henri Çili. Po manipuloni. Ku e shihni anti-perëndimorin. Fakti që tregon dinjitet…

Armand Shkullaku: Ku e shihni antisistemin ngaqë nuk ka kriminelë në parti, nuk ka vota të vjedhura, nuk ka fonde dhe media nën kontroll.

Henri Çili: Shtetëzimi është gabim.

MOment tjetër diskutimi:

Fevizu: Deri këtu i ka dhënë një leksion ka vjetëruar politkën shqiptare, mbetemi tek fitorja.

Armand SHkulaku: Tre mandate per Sali Berishën tre per Ramën, ti këtë do?

Henri: Unë jam për të drejtën në Shqipëri. Si po i përgjigjet opzioneve të Batonit? Do vazhdojë status quonë, atëherë pse e bën ,rishikim të kufijve apo autonomisë serbe? Në momentin që do marrë vendim për këtë do e shohim si do jetë marëdhënia me ndërkombëtarët.

Andi Bejtja: Ai tha dje nuk mund ta marësh vizoren ta vësh në hartë, do jemi fair në dialog, nuk e përcaktojmë dot ne rezultatin. / Tiranapost.al.