• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Interpretimi i ëndrrave është diçka serioze, vetëm se ja ç`duhet të dish më parë


    Nëse bën pjesë në grupin e njerëzve që nuk beson tek interpretimi i ëndrrave, duhet të ndryshosh mendim. Carl Jung dhe Sigmund Freud janë pionerë të interpretimit të ëndrrave dhe në fakt dëshira për të zbuluar ç`fshihet pas tyre është universale. Vetëm se ja ç’duhet të dish më parë.

    Ëndrrat dëshmojnë të vërtetat tona më të mëdha dhe kur ëndërron ke një mendje më të kthjellët

    E gjithë çështja është tek konteksti dhe interpretimi është individual për çdo njeri

    Kujdes nga ëndrrat e përsëritura se janë sinjal i nënndërgjegjes për t`u përballur me diçka

    Jo të gjitha ëndrrat kanë një kuptim të fshehtë. Disa janë vetëm një mënyrë përmes së cilës mendja menaxhon stimujt e tepërt.

    Mos i merr ëndrrat fjalë për fjalë. Për shembull nëse shikon se dikush vdes, nuk do të thotë se vdes vërtet. Ndoshta diçka do marrë fund. Pra mos harro të zbulosh simbolikën.

    Harroji librat psikologjik apo ata që shpjegojnë ëndrrat. Se interpretimi varet nga konteksti i jetës së gjithsecilit. Një kurs psikoanalize do ishte zgjidhja më e mirë.

    Ëndrrat mund të programohen. Dhe e mban mend të paktën një rast kur je shtrirë për të fjetur dhe ke menduar rreth diçkaje që më pas të është shfaqur në ëndërr.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690