• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Interpelanca me Maliqin, ministrja Gjonaj: Do mbyllet burgu i Krujës dhe Sarandës, punësimet më parë pa kriter


    “E keni parë nga afër situatën për 1.5 vite zoti Maliqi. Siguria në institucione është garantuar. Gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani cdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara.”

    Kjo ishte mes të tjerash përgjigja e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, për deputetin Lefter Maliqi i cili kërkoi interpelancë lidhur me sistemin në burgje, kushtet dhe emërimet e shkarkimet e punonjësve. Ministrja foli për nismat e ndërmarra nga ku sqaroi se çdo emërim bëhet në bazë të njohurive, dhe aftësive. Gjithashtu njoftoi se do të mbyllen burgjet e Krujës dhe Sarandës pasi janë të amortizuara. / Tiranapost.al. E.B

    Lefter Maliqi