• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Politikë Të gjitha

    Interpelanca ime/ Kushdo mund të thërrasë kryeministrin dhe ministrat për diskutim, njësoj si deputetët


    Mjafton një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar.

    Platforma e Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Thjeshtë po merr formë dita ditës. Sot kryeministri Rama na ka njohur me një detaj tjetër të saj, “Interpelanca ime”. Që do të thotë se tashmë gjithësecili prej nesh mund të thërrasë në interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat, njësoj siç e bëjnë deputetët.

    Këtë mund ta bëni në Platformën online “Shqipëria që Duam”. Kliko këtu: www.shqiperiaqeduam.al

    Por duhet të keni parasysh se duhet një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar.

    Më poshtë statusi i kryeministrit Rama në facebook:

    MIRËMËNGJES,

    dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të radhës se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Interpelanca Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të thirrur në interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat, njësoj siç e bëjnë deputetët.

    Mjafton një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar.

    Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al/ E.D/ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    *Interperlancë është kërkesa me shkrim drejtuar Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave, për të marrë shpjegime për motivet, synimet dhe qëndrimin e Këshillit të Ministrave ose lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre. Interpelanca i paraqitet Kryetarit të Kuvendit, i cili vë në dijeni menjëherë anëtarin e Këshillit të Ministrave, të cilit i drejtohet kërkesa për interpelancë.