SPORT

Interi përforcon mesfushën, blen Borja Valero

Borja Valero është lojtari më i ri i Interit. Mesfushori 32-vjeçar i ka dhënë fund aventurës te Fiorentina pas pesë sezonesh të suksesshme dhe këtë vit do të provojë të fitojë me Interin e Luciano Spalletit.

Nga të dhënat paraprake të marrëveshjes mësohet se Fiorentina do të marrë 5.5 milionë euro plus 1 milionë euro bonus në varësi të performancës së spanjollit.

Firmosja e marrëveshjes pritet të bëhet pasdite, kur lojtari të ketë kaluar edhe kontrollet mjekësore. Kontrata do të jetë tre vjeçare, por nuk bëhet ende e ditur paga që do të përfitojë te zikaltërit./Tiranapost.al