SPORT

Inter "shënjestron" Granit Xhakën

Inter "shënjestron" Granit Xhakën

Granit Xhaka është emri më i fundit në listën e Interit, për merkaton e verës.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv Piero Ausilio, ka zgjedhur lojtarin e Arsenalit si profilin e duhur, për të përforcuar mesfushën sezonin e ardhshëm.

26 vjecari u transferua tek “topcinjtë në verën e 2016, për shifrën e 45 milionë eurove nga Borussia Mönchengladbach.

Drejtuesit e Arsenalit nuk do të pranonin asnjë ofertë nën 50 milionë euro për "xhevahirin" e tyre.

Granit Xhaka me londinezët ka koleksionuar 125 ndeshje  ku ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet.

Emra të tjerë potencialë, për të përforcuar mesfushën e Interit janë edhe Ivan Rakitic, Toni Kross dhe Nicolo Barella. /XH.K