• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Inter rikthen interesimin për Rakitic


    Interi ka rikthyer interesimin për Ivan Rakitic, mirëpo Barcelona kërkon 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

    Është raportuar se Nerazzurrët i kanë kërkuar shërbimet e Arturo Vidal, por Sport bën të ditur se klubi italian po kërkon futbollistin kroat.

    Rakitic është lidhur me zikaltrit për disa muaj, ndërsa trajneri i ri, Antonio Conte, dëshiron më shumë opsione në mesfushë.

    31-vjeçari nuk bën më pjesë në listën e emrave të parë te Blaugranët pas transferimit të Frenkie de Jong dhe prezencës së disa mesfushorëve.

    Mirëpo, problemi i vetëm qëndron në shumën e parave që kërkon Barca për shërbimet e tij që janë 50 milionë euro. /XH.K