Sport Te gjitha

Inter kërkon mesfushorin e Manchester United


Juan Mata e ka humbur vendin e titullarit me Jose Mourinhon te Manchester Unitedi dhe zgjidhja e vetme, është largimi nga “Old Trafford”. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Interi është duke e monitoruar spanjollin dhe e sheh si një lojtar shumë të rëndësishëm për arritjen e synimit, që është Scudetto.

E përditshmja italiane shkruan se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt mes palëve, që mund t’i shkëmbejnë lojtarët, Juan Mata me Joa Moario, ky i fundit nuk po pëlqehet nga Luciano Spalletti. Spalletti e sheh Matan si një aset të rëndësishëm në luftën për titull në Serie A dhe në janar do të blejë së paku 2-3 lojtarë, për të mbajtur skuadrën sa më lartë dhe për të mos e lëshuar pozitën e parë. /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *