• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Inteligjenca Artificiale nuk përbën rrezik! Më në fund do punojmë më pak e do jetojmë si njerëz


    Nëse më parë themeluesi i Alibaba ka propozuar që njerëzit të punojnë 12 orë në ditë, sigurisht me shkëputje, që të arrijnë suksesin, së fundmi duket se ka ndryshuar mendje, por jo pa arsye.

    Jack Ma në një intervistë për CNBC thtoë se avancimi i teknologjisë dhe inteligjenca artificiale mund të bëjnë të ndodhë që njerëzit të punojnë vetëm 12 orë në javë.
    Sipas tij, me avancimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificial, njerëzit më në fund do të kenë kohë për të shijuar jetën private dhe më e rëndësishmja: të jetojnë e të shijojnë jetën si qenie njerëzore!

    Ai thotë: Unë nuk mendoj se pas disa viteve do na duhet të punojmë shumë. Inteligjenca artificiale do u mundësojë njerëzve të punojnë më pak. Me 12 orë punë në javë, njerëzit do kenë kohë për të bërë një tjetër punë me rëndësi: Ti bëjnë njerëzit më të afërt të lumtur e të shijojnë më shumë jetën. 

    Në fakt, Jack Ma nuk është i vetmi që bën këtë parashikim. Edhe njerëz të tjerë të fuqishëm të botës së teknologjisë thonë se Inteligjenca artificiale do shkurtojë orët e zgjatura të punës nga njerëzit.

    Por ka dhe nga ata që thonë se Inteligjenca Artificiale do sjellë problem për ata punëtorë, punën e të cilëve do e zëvendësojë një robot, i cili; nuk shkon vonë në punë, nuk përton të punojë gjithë javën dhe nuk gjen pretekste për të bërë pushim. / Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690