• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha Tech

    Instagrami s’do të na lejojë më të spiunojmë miqtë apo ish-ët


    Opsioni “Following” (e personave që ndjek) te sektori i pëlqimeve në Instragram, nuk do të jetë më nga kjo javë. Ky opsion deri më tani ka treguar aktivitetin e atyre personave që ti ndjek, por tashmë do të shfaqen vetëm pëlqimet që keni marrë ju për postimet dhe personat që iu kanë bërë ftesë për t’ju ndjekur. Kjo do të thotë se nuk do të mund të “spiunoni” dot se cfarë pëleqjnë miqtë, ish-ët apo kolegët tuaj dhe nëse janë po jo “online”.

    Instagrami prezantoi opsionin “Following” në 2011-s, përpara se të dilte opsioni tjetër “Explore”. Në atë kohë ky opsion ishte mënyra më e mirë për të zbuluar përmbajtje të re në platformë, meqenëse tregonte se çfarë pëlqenin miqtë që ndjek. Por, tani që “Explore” ka marrë vendin e parë si kërkuesja e faqeve të reja, opsioni “Following” nuk do të jetë më i nevojshëm.

    Një përfaqësues i rrjetit social, Vishal Shah, tha për “BuzzFeedNews” se opsioni nuk ishte një opsion i përdorur shpesh, madje kompania dyshon se shumë përdorues nuk e dinin as që ekzistonte si opsion: “Jo gjithmonë njerëzit e dinin se aktiviteti i tyre online ‘dilte në sipërfaqe’. Kështu që t’i ke një rast ku nuk i shërben qëllimit për të cilin është ndërtuar, por gjithashtu i shkakton njerëzve habi kur marrin vesh se aktiviteti i tyre del online”./Burimi BuzzFeedNews /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]