Tech

Kujdes me ato që poston në Instagram! Ndodh ndryshimi që i kishte ardhur koha

Kujdes me ato që poston në Instagram! Ndodh ndryshimi që i kishte

Ashtu si Facebook-u, edhe Instagrami i jep lirinë politikanëve që të përhapin informacione të pavërteta. Rrjeti social po teston opsionin e ri të ‘kontrollit të fakteve’ lidhur me postimet, që pritet të vihet në zbatim nga muaji maj.

Kështu Instagrami do të vlerësojë vërtetësinë e përmbajtjes së fotografive, videove dhe përshkrimeve që postohen në të.

Materiali që vlerësohet si i rremë do të fshihet nga ‘Explore’ dhe faqet që kanë të njëjtin hashtag, si dhe do të mbulohet me një paralajmërim që bllokon përmbajtjen e postimit në ‘feed’ apo ‘story’, derisa përdoruesi ta klikojë përsëri për ta parë postimin. Po nga kjo përjashtohen politikanët, të cilëve u lejohet që të shpërndajnë informacione të pavërteta dhe lexuesit nuk do të paralajmërohen për këtë.

Në tetor Facebook njoftoi se do të përdorë një sistem të ngjashëm për të paralajmëruar se bëhet fjalë për një postim me përmbajtje të rreme.

Gjithashtu Instagrami nga sot paralajmëron përdoruesit se ‘caption’ që do të publikojnë me foton ose videon, mund të jetë ofenduese ose mund të shihet si bullizëm dhe u jep shansin që ta editojnë para se ta postojnë.

Instagrami po nis t’i pyesë përdoruesit e rinj për moshën, për t’u siguruar që janë mbi 13 vjeç./ Burimi techcrunch/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/per-politikanet-qe-mashtrojne-ne-facebook-mark-zuckerberg-ka-marre-nje-vendim-por-sdo-tju-pelqeje/