Te gjithaTech

Instagram kopjon Snapchat-in. Nëse iu bën screenshot fotove apo videove, do identifikohesh


Instagram po teston një metodë që do paralajmërojë përdoruesit nëse dikush bën screenshot tek fotot apo videot, ashtu siç ndodh në Snapchat. Zyrtarë të Instagramit e kanë pranuar se po bëhet një test i tillë, dhe deri tani ka rezultuar i suksesshëm pasi tek disa përdorues ka shkuar paralajmërimi se dikush i ka bërë screenshot videove apo fotove të hedhura në Storie.

Sistemi i ri do të thotë se njerëzit që e bëjmë do dalin në listën e  atyre që e kanë parë videon apo foton në story, por tek emri i tyre do dalë një ikonë që do tregojë se ka bërë sreenshot. Një zyrtar i Instagram foli për TechCrunch ku tha:  “Ne gjithmonë testojmë mënyra për të përmirësuar përvojën në Instagram dhe për ta bërë më të lehtë dhe më të sigurt  për përdoruesit”. Nuk ka një datë zyrtarë se kur do vijë përditësimi i ri. Tiranapost.al E.B

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *