• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Android Iphone Të gjitha Tech

    Instagram ka kuptuar që asgjë s’është falas. Reklamimi ‘low cost’ mbaroi!


    Si edhe është njoftuar nga Facebook, edhe Instagrami do të ndryshojë. Me ndryshimin e ri i bizneset, markat dhe brendet do duket të paguajnë më shumë dhe të mbeten të tillë. Ato nuk do të kenë më mundësinë të përdorin fotot e përdoruesve personalë dhe nuk do heqin komentet, like-et duke i shtuar përgjegjësinë për çfarë do publikojnë.

    Facebook, kompania mëmë e Instagram-it e ka influencuar këtë të fundit në shumë prej shërbimeve që ai ka.

    Instagrami po bën çdo ditë ndryshime të shumta për të anuluar taktikat e automatizuara në aplikacion, të përdoruesve të tij të cilët përfitojnë nga ky rrjet. Ashtu si prindi i tij (Facebook), edhe Instagram do që të jetë paguhet më shumë për të bërë reklamim të markave dhe bizneseve të botës në aplikacionin e vet.

    Dhe tani për këta reklamues udhëtimi “low cost” ka mbaruar…

    SI ËSHTË SITUATA SOT

    Përdoruesit të cilët njihen si influencuesit e mëdhenj të Instagram-it, sidomos markat, emrat dhe bizneset janë të nxitur nga të njëjtat algoritme të medias sociale më primitive, le të themi si Twitter dhe Facebook që përfitimet i marrin nga:

    1. Numëruesi i madh ndjekësve

    2. Nga “Like”-et

    Përveç këtyre elementeve ekziston edhe “boost” që automatikisht ngren pëlqimin e çdo faqeje ose fotoje duke pagurar shtesë nga xhepi.

    Një gjë tjetër që ndihmon në rritjen e përqindjes së pëlqyesjmërisë, janë edhe fjalë kyçe të caktuara që njihen si hashtags. Deri tani Instagram ka influencuar mijëra marka duke iu ndryshuar mënyrën e marketingut dhe duke përfituar shuma të mëdha parash nga ato.

    ÇFARË DO NDRYSHOJË?

    Sipas një njoftimi të Facebook i cili ndryshoi API-në Instagram, (Application Programming Interface) në API-në e re ndryshimet do të përfshijnë:

    1. Ndryshim të listës së ndjekësve.

    2. Marrëdhëniet – follow dhe unfollow.

    3. Komentimet në faqet publike. Mediat nuk do të kenë më akses t’i bëjnë ‘Delete’ ose ‘Hide’.

    Në njoftim gjithashtu thuhet se do të hiqen më 11 dhjetor 2018 edhe:

    Komentet, (për të postuar dhe fshirë komentet në emër të një përdoruesi nga mediat në pronësi).

    Përmbajtja publike – për të lexuar informacione nga media në një profili publik me emër të një përdoruesi që nuk është i tillë.

    Like-et- Për të bërë like dhe unike nga mediat në emër të një përdoruesi.

    Facebook i cili ka nën pronësi instagram ishte vetë i pari që i shtyu bizneset të kenë në këto rrjete sociale faqe pë të reklamuar dhe rritur popullaritetin, dhe  tani do t’ja zvogëlojë duke i dhenë me shumë rëndësi faqeve personale.

    Ky ka qenë edhe misioni i këtyre rrjeteve në fillimet e tyre. Ndikuesit, përfshirë markat dhe individët që duan të mbeten të rëndësishëm duhet të kalojnë në llogaritë e biznesit dhe të fillojnë të paguajnë tani sa nuk është vonë.

    Ata që përdorin mjete automatizimi për të rritur artificialisht shikueshmërinë e tyre, do të shikojnë që aftësia do të zvogëlohet rëndë në korrik.  Nëse keni influencë të ligjshme, dmth nuk keni paguar për shërbimin për të fituar shumë following nuk keni pse pak të shqetësoheni.

    Nëse ndikimi juaj është në masë të madhe artificiale, gëzohuni gjatë kohës që zgjat, por duhet pranoni që Instagram-it ashtu siç është sot, po i vjen fundi dhe 31 korriku i 2018-s është thirrja e fundit.

    Mësimi i fundit: Mos ndërto në tokë me qira.

    Ne nuk i posedojmë llogaritë tona të mediave sociale dhe shërbimet si Facebook nuk janë të detyruara të na japin një drekë falas ose t’i mbajmë gjërat në përputhje.

    Ndërtoni në atë që zotëroni. Investoni në faqen tuaj te internetit. Investoni në listën tuaj të postës elektronike, në listën tuaj të telefonit celular, në aplikacionin tuaj celular, në gjërat që kontrolloni. Në afat të gjatë, investimi më i madh në vetvete (në vend të një rrjeti social) paguan gjithmonë dividendët më të mëdhenj./TiranaPost.al