Tech

Instagram bëri një ndryshim që nuk i pëlqeu askujt

Instagram bëri një ndryshim që nuk i pëlqeu askujt

Instagram i ka habitur mbrëmë të gjithë përdoruesit, pasi ndryshoi papritur mënyrën se si dalin postimet 'News Feed'. Në një përditësim të papritur, përdoruesve iu kërkuar të preknin një ikonë të vogël në ekran pasi postimet lëviznin horizontalisht, në vend të modelit tradicional, vertikalisht.

Kjo metodë është përdorur më parë në Instagram stories dhe më pas është hequr. Edhe këtë herë e njëjta gjë do ndodhë pasi njerëzit janë acaruar. Pasi komentet negative filluan të përhapeshin, zyrtarë të Instagram pranuan se ndryshimi ishte një gabim dhe premtuan se përditësimi do të hiqet shumë shpejt dhe se aplikacioni do të kthehet në normalitet. Epo mesa duket Instagram bën eksperimente dhe nëse shumica e pëlqen e mban, nëse jo, e ndryshon si në këtë rast./ Artikulli i marrë nga Metro/ Për Tiranapost.al E.B