• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Stil Të gjitha TIP top

    Inisi mund të ishte Monica Bellucci nëse do vishej si ajo


    Nëse do duhet të gjenim një të ngjashme me Inis Gjonin, për ta krahasuar apo përshkruar më mirë, më vjen në mendje Monica Bellucci. Të dyja nuk dinë të plaken, kanë tipare dhe forma trupi të theksuara, shkurt janë seksi. Inisit i pëlqen shumë make-up-i dhe e rëndon paksa dorën, Monicës nuk i pëlqen dhe aq, madje edhe kur ishte në kopertinën e revistës “IO” dukej shumë natyrale.

    Inisi ka tipare në grurë, vetulla të plota dhe flokë kaçurrela. Veshjet që kanë mëngë voluminoze, apo jaka me flutura nuk i rrinë mirë. Monica nga ana tjetër është brune me tipare të errëta dhe forma trupi të kolme, ndaj zgjedh gjithnjë prerje klasike alla Victoria Beckham. Meqë të dyja kanë fizik dhe tipare të ngjashme, Inisi mund të dukej po aq sharmante sa Monica nëse do bënte zgjedhje të ngjashme veshjesh.

    (Foto nga Instagram)

    Shohim 10 veshjet e Inisit në detaje, pesë të parat janë më të mira.

    (Foto nga Instagram)

    “Total white”, ose krejt me të bardha, është nuanca që i rri më mirë Inisit. Xhaketa e shkurtër me mëngët tulipan i evidenton belin. Është duke pozuar për revistën “Who”.

    (Foto nga Instagram)

    Nuk e di pse paskam zgjedhur vetëm veshje të bardha, por ia vënë shumë në sy tiparet dhe flokët. Duket elegante me rripat “spaghetti” dhe bustin e strukturuar.

    (Foto nga Instagram)

    Kostumi bardhezi ngelet një nga veshjet klasike të gradërobës kapsulë, që nuk është kurrë i tepërt. Madje edhe në emisione mëngjesi nuk duket keq. E tregon më elegante dhe me supe të theksuara.

    (Foto nga Instagram)

    Më bie në sy menjëherë ai detaji i palës tek supi i majtë, edhe pse është në të njëjtën nuancë me fustanin. Elegante dhe me stil. Thjesht çanta duhej ndryshuar me një “clutch”.

    (Foto nga Instagram)

    Sandalet metalike janë një nga detajet më interesante të veshjes. Do bëheshin më me stil po t’i vishte me çorape të kuqe dhe me sarafan xhins.

     

    Kalojmë tek pesë këshilla

    (Foto nga Instagram)

    Mustarda, edhe pse është një nga nuancat e vitit 2018, tek Inisi nuk ndrin. Duket më e shëndetshme me këtë bluzën me cep.

    (Foto nga Instagram)

    E njëjta këshillë vlen dhe për këtë dizajnin e vijave. Ka tipare goxha dominante (flokë kaçurrela, sy të theksuar), ndaj i duhen nuanca sekondare ose neutrale.

    (Foto nga Instagram)

    Copat me shkëlqim ose me varak e tregojnë siluetën më të shkurtër. Kanotjerja me rripa do donte buster poshtë që të mos dukej e varur.

    (Foto nga Instagram)

    Jumpsuit-i (nëse është jumpsuit, se mund të jetë bluzë me pantallona), e tregon pa bel sepse rripi është më i trashë se sa duhet. Inisi ka këmbë të bukura ndaj një kostum me pantallona cigare do e tregonin më elegante.

    (Foto nga Instagram)

    Është ngarkuar së tepërmi me xixat,dekolte-në dhe byrzylykët. Rripi që lidhet në qafë është një nga ato trende që shpresoj të mos kthehet kurrë sepse na bën të dukemi me supe të vogla./Tiranapost.al