• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    11 korrik/ Informohu shkurt e shpejt me ngjarjet e ditës deri tani


    • Ora 13:00

    Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës. Zgjat tre muaj

    Kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, njoftoi se puna për shkarkimin e Metës do të zgjasë me tre muaj dhe pjesë e tij janë 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita e re. Mbledhja e parë që u mbajt sot ishte procedurale, ndërsa Manja njoftoi të gjitha fazat sesi do të procedohej në këtë komision.

    Meta thotë së ilaçi për krizën politike janë zgjedhjet e lira

    Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar David Harris. “I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithë ne”, tha ai.

    Gjyqtarët padisin Këshillin e Ministrave për pasaportat e shërbimit diplomatik

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve në vend kanë paditur Këshillin e Ministrave për vendimin e heqjes së pasaportave të shërbimit diplomatik. Në padinë e dërguar në Gjykatën Administrative të Apelit, gjyqtarët kërkojë të mos u hiqet e drejta e pasaportave të shërbimit diplomatik.

    • Ora 14:00

    Basha nis fushatën, flet për ulje taksash nga Selenica

    Në takimin e zhvilluar në Selenicë, Basha u shpreh se, “nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik”. Gjithashtu ai garantoi ulje të çmimin të naftës me 300 lekë për litër dhe ulje deri në 20% e çmimit të energjisë.

    Erion Braçe i thërret prapë Lyrzim ( bashës) dhe i thotë që: E ke seriozisht kid?

    Braçe ironizon deklaratat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se nuk është në betejë për karrigen, por për interesin publik. Ai përmendi rastin e djegies së pompës së Ujësjellësit, që u ble e re dhe u vendos nga qeveria. “Lërini dënglat e ndërroni transformatorin se edhe atë e keni djegur! Ky është interes publik!”, shkroi ai në Instagram.

    • Ora 15:00

    Ministrja Denaj siguroi se s’ka rritje taksash për naftën dhe benzinën

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka hedhur poshtë lajmet dhe pretendimet e opozitës se do rritet taksa e naftës dhe benzinës, tarifa për të financuar rezervën e sigurisë.

    • Ora 17:00

    KQZ shqyrton dy ankesa të tjera për 30 qershorin

    Kërkesat ankimore nga Partia Kombëtare Konservatore Albania dhe Aleanca Demokratike e Shqipërisë u shqyrtuan sot në KQZ. Përfaqësuesit e Partisë Kombëtare Konservatore Albania thanë se në zgjedhjet e 30 qershorit janë vjedhur votat e kandidatit Eduart Ndocaj. Pas shqyrtimit të ankimimieve KQZ vijoi me nxjerrjen e rezultatit të votimeve për Bashkinë e Tiranës dhe të Shkodrës.

    • Ora 18:00

    Ministrja Gjonaj: Drejtësia nuk asgjësohet nga retorika politike

    “Debatet politike një ditë do harrohen kurse reforma në drejtësi i shërben brezave”. Tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në prezantimin e projekt-planit strategjik 2019-2020 për sistemin gjyqësor. Gjonaj nënvizoi se “procesi i ngritjes së organeve të reja tashmë janë në fazën ku s’ka më asnjë forcë për t’i penguar në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore”.

    • Ora 19:00

    Zyra e EUROPOL në Tiranë, Xhafaj: Një mundësi më shumë drejt negociatave

    Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përshndetur vendimin e EUROPOL për të hapur një zyrë edhe në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist vlerëson edhe negociatat intensive gjatë vitit të kaluar duke vënë theksin te një sërë operacionesh të përbashkëta.

    “Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar”, shkruan Xhafaj.

    • Ora 20:00

    KQZ miraton tabelat, Veliaj rikonfirmohet kryebashkiak i Tiranës

    KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetrin, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. KQZ miratoi edhe tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër.

    • Ora 20:00

    SHBA feston edhe në Tiranë ditën e Pavarësisë, Moses-One: Historitë tona kombëtare në drejtimin e duhur

    Ambasada amerikane zhvilloi sot në mbrëmje pritjen me rastin e festës kombëtare. Të pranishëm në këtë pritje ishin zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues politikë dhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

    E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, Leyla Moses-Ones në festimin e Ditës së Pavarësisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara theksoi në fjalën e saj se “historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik”.

    /Tiranapost.al