Aktualitet

Informaliteti, Braçe: Karburantet në shënjestër, mos i bini telefonit!

Informaliteti, Braçe: Karburantet në shënjestër, mos i

Vijon operacioni anti-informalitet në drejtim të bizneseve që i shmangen detyrimeve ligjore dhe fiskale. Këtë herë inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve së bashku me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë kanë ndaluar në depozitat e karburanteve në Porto Romano.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe kërkoi respektimin e ligjit dhe të mos harxhojnë kohë t’i bien telefonit se nuk i ndihmon askush.

“Nga ata kërkojmë vetëm një gjë, të respektojnë ligjin. Mos t’i bien telefonit të kurrkujt, nuk do t’i ndihmojë as kush, kur kush. Të zbatojnë ligjin dhe me ne janë në rregull. Do vendosim rregull në të gjithë tregun dhe ku to të jetë një dhe për të gjitha”, tha Braçe.

Braçe tha se po mundohemi të vendosim ligjshmërinë në të gjithë tregun.

"Ne po mundohemi të kthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm tregun e karburanteve, por në të gjitha tregjet, kryesisht ato që kanë transaksionet më më të mëdha dhe natyrisht kanë dhe detyrimin t’iu nënshtrohen detyrimeve ligjore dhe fiskale. Ne nuk duam asgjë përtej kësaj. Ne duam që çdo sbubjekt në çdo treg të kryejë një transaksion të ligjshëm e për të cilin të lëshojë kupon, faturë tatimore. Inspektorët tashmë po garantojnë që në tregun e karburanteve të mos ketë më regjim manual. Ne do çojmë deri në fund zbatimin e ligjit në këtë aspekt", tha ndër të tjera zv/kryeministri.

Gjithashtu, Braçe shtoi se “këtu në Porto Romano ku është edhe zona më e madhe e karburanteve, në disa kompani po vazhdon ky proces. Ka nisur që dje edhe në krahun tjetër të distributorëve, pra të shitjes me pakicë. Mbi 2000 pompa që janë identifikuar nga ne që duhet të kalojnë në regjim automatik dhe do të plumbosen për të garantuar pikërisht këtë regjim automatik nga fillimi deri në fund”. /Tiranapost.al/